Do të bëhet apo jo më 18 mars ‘Zaednica’ për të cilën mund të ndodh nënshkrimi ose dorëheqja e Albinit!
I tërë presioni ndërkombëtar bëhet për ‘Zaednicën’, ndaj pyetja që shtrohet sot me të drejt është a do ta nënshkruaj Albini atë apo do të jap dorëheqje!!!
Opozita reaksionare e Kosovës e pranon ‘Zaednicën’ si kusht ndërkombëtar që duhet themeluar pa çka se me të ngjizen themelet e ‘Republika Srpska’ dhe Kosova bëhet një Bosnjë e dytë!
Mbase 18 marsi mund të jetë një mars i kobshëm si ai ’89’, ku me nënshkrimin dhe miratimin e ‘Zaednicës’ Kosova merr fund.
A ishte ky ideali i luftëtarëve të UÇK-së për një Kosovë shpartalluar si Bosnja apo për një Kosovë të lirë dhe sovrane?
Të gjitha rrugët që po i trasojnë ndërkombëtarët është që Kosova të bëhet një Bosnjë e dytë!
Surpriza e radhës mund të jetë fatale për Kosovën pas 18 marsit, ndaj dhe shqetësimi i qytetarëve të përgjegjshëm është evident.