Drejtësi jo vetëm për rastin Alfa por edhe për të tjerat raste të montuara duhet të ketë

Ejup Berisha

Zbatimi i drejtesisë është jo vetëmse obligim juridik por ky është edhe obligim moral, njerëzor dhe fetar. Nëse në një shtet nuk zbatohet drejtësia atëher njerëzit nuk e respektojnë jo vetëmse sistemin juridik por këta nuk i respektojnë edhe njerëzit, moralin si dhe vetë Perendinë e madhëruar. Këtu te ne gjatë kohë nuk ka respektim por as zbatim drejtësie në asnjë aspekt të jetës shoqërore.Më së paku drejtësi ka në sistemin gjyqsor. Këtu nga Gjykatat dënohen njerëzit e pafajshëm dhe kjo është tragjedia më e madhe njerëzore që na ndodhë ne si qytetarë të këtij shteti. Viktima më të mëdha dhe më të shumtë të kësaj fatkeqsie jemi ne shqiptarët fatkeqsishtë. Këtu po qe shqiptar Gjykatat të dënojnë me shpejtësi të madhe dhe atë me disa dhjetra vite burg pa fakte dhe pa dëshmi reale dhe konkrete, dhe askuj si bëhet vonë për këtë punë. Bile edhe nëse ka indicje dhe dëshmi të realta dhe tepër të sakta se individët e burgosur janë të pafajshëm asesi nuk përmirsohet padrejtësia e bërë ndaj tyre por këta vazhdohen të mbahen në burg edhe pse të dënuar padrejtësishtë. I tillë është rasti me të dënuarit me burg të rastit Alfa, si pasojë e të cilit padrejtësishtë dhe pafajsishtë janë dënuar dhe mbahen në burg dy persona kuptohet shqiptarë dhe Gjykata akoma nuk e liron nga burgu njërin prej tyre Agim Islamin ndërsa tjetri Rexhail Qerimi vjet fatkeqsishtë ka ndrruar jetë. Të rrishë pesëmbëdhjetë vite në burg i pafajshëm nuk është punë e lehtë dhe aspak e mirë.Mund ta paramendoj si është ndjerë tanimë i ndjeri Rexhail Qerimi i cili nuk arriti ta rikthej lirinë dhe ta dëshmoj pafajsinë e tij dhe tani se si ndjehet i burgosuri i dytë Agim Islami i cili gjithashtu nuk po mund ta rikthej asesi lirinë e merituar e të humbur padrejtësisht dhe ta dëshmojë pafajsinë e tij. Fajet për këtë gjë si ka Agimi por sistemi i kalbur Gjyqsor I cili shqiptarët i përndjek dhe i burgos pa fakte dhe pa dëshmi dhe i mba padrejtësisht në burg. Turp për sistemin Gjyqsor turp për politikën turp për qytetarët që e tolerojnë këtë padrejtësi të madhe dhe të pakuptimtë ndaj personave të pafajshëm që po dergjen dhe po kalben burgjeve. Dhe mbane mend nëse ky realitet vazhdon viktima të padrejtësisë së mundshme gjyqsore do të jemi edhe ne shqiptarët e tjerë që jetojmë këtu në RMV. Liri dhe shfajsim të të denuarve padrejtësisht duhet patjetër të ketë jo vetëm për Rastin Alfa por edhe për rastet e tjera të montuara ndaj qytetarëve shqiptar këtu në këtë shtet.