Dortmund fiton dhe barazohet me pikë me Bayern Munchen

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 4-1 duke e mposhtur Herthan e Berlinit duke u barazuar kështu me Bayern Munchen që është në vendin e parë vetëm për shkak të gol dallimit. Adeyemi (27’), Malen (32’), Reus (76’) dhe Bradt (90’) shënuan golat për Dortmund. Goli i vetëm për mysafirët u shënua nga Tousart (47’)

Borussia Dortmund e ka shfrytëzuar mirë gabimin e Bayern Munchenit për të fituar kundër Hertha Berlinit dhe barazuar me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Borussia ishin më të mirë në çdo moment të kësaj ndeshje dhe kjo u pa në shumicën e lojës.

Goli i parë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes dhe ishte Reus që bëri një pasim të mirë për Karim Adeyemi që finalizoi saktë aksionin për golin e parë.

Pesë minuta më vonë golin e gjeti edhe Dalen Malen. Adeyemi në këtë gol ishte në rolin e asistuesit derisa holandezi shënoi golin e dytë për të përfunduar me rezultat me dy gola epërsi pjesa e parë në dobinë e vendasve.

Hertha e Berlinit u duke se u kthye në lojë pasi që në minutën e 47-të shënoi Lucas Tousart për rezultat 2-1.

Megjithatë, Dortmund e mori vetën dhe shënoi edhe dy gola deri në fund të ndeshjes.

Reus shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 76-të derisa goli i fundit nga Dortmund u shënua në minutën e 90-të nga Julian Brandt.

Dortmund në ndjekjen e tyre për titull do të udhëtojë javën e ardhshme në Hoffenheim kurse Hertha e Berlinit luan kundër Bayer Leverkusenit.