Dhimbje të forta barku, Antonio Conte do të futet në sallën e operacionit

Antonio Conte do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e sotme.

Trajneri italian i Tottenham është diagnostikuar me kolecistit dhe do të heqë fshikëzën e tëmthit.

Njoftimi i klubit:

“Antonio Conte është ankuar së fundmi për dhimbje të forta barku.

Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni sot për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Klubi i uron atij çdo të mirë.”