Covid-19 në Shqipëri, një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë Berat.

Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 20 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 81

Testime totale 2,037,265
Raste pozitive 333,400
Raste të shëruara 329,672
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 9
Shkodër. 6
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës 1
Gjirokastër 1