Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim të nivelit të lartë më 27 shkurt në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas njoftimit, dyshja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, raporton Klankosova.tv.
“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët”.
“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.