TIRANË- Kryetari i “vetëshpallur” i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në protestën e sotme kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai përmendi çështjen “MCGonigal”, ndërsa tha se Rama i ka nxirë imazhin vendit në arenën ndërkombëtare.
Ai foli për revolucion, ndërsa shtoi se qëllimi tij kryesor është të triumfojë përballë të keqes, që sipas tij ka instaluar qeveria Rama.
“Revolucioni është të themi të vërtetat. Nis sot revolucioni, më 11 shkurt, që të mbrojmë të vërteta, por jo vetëm t’i mbrojmë, por të bëjmë çdo sakrificë që ata të triumfojnë. Rroftë fitorja. Edi Rama është kthyer në shpresë-vrasësin më të madh në Evropës dhe një ndër tre shpresë-vrarësit më të mëdhenj në botë. Edi Rama është i vetmi kryeministër, i cili përmendet 14 herë në aktpadinë e çështje, ai i cili korrupton njërin nga kundër-zbuluesit zbuluesit më të fuqishëm më të madh të planetit. Sot Shqipëria bën lajmin në botë, sepse narkokryeministri i saj pa atdhe, pa flamur, sikur të ishte Lukashenko i Bjellorusisë kurrupton shefin e inteligjencës amerikane. Kombi nuk ka patur një faqezi të dytë. Jep dorëheqjen, largohu! Edi Rama nuk është legjitim, ai nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërie, atë nuk e shpëton asgjë, asnjë marrëveshje, jep dorëheqjen dhe largohu”, tha ai, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk korruptoi vetëm “McGonigal”, por bleu ambasadorë dhe deputetë për t’i shërbyer atij kundër opozitës shqiptare.