Barcelona fiton dhe vazhdon të prijë e qet në La Liga

Barcelona vazhdon të fitojë në La Liga, derisa sonte ata kanë mposhtur Cadizin. Sergio Roberto (43’) dhe Roberto Lewandowski (45+1’) shënuan dy golat për Barcelonën. Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 59 pikëve, tetë më shumë se Real Madrid pas 22 xhirove të La Ligës

Barcelona ka arritur një fitore të madhe sonte në La Liga duke fituar me rezultat 2-0 kundër Cadizit.

Të parët që shënuan një gol, e që u shënua nga Roger Marti, gol ky që u anulua për pozitë jashtëloje, gjë që pritet të diskutohet nga mediat spanjolle.

Ferran Torres pati rastin e parë për Barcelonën por ishte portieri që bëri një pritje të mirë duke devijuar topin jashtë tek shtylla e majtë.

Barcelona do të shënonte dy gola në fund të pjesës së parë.

Fillimisht në minutën e 43-të do të shënonte golin e parë me anë të Ferran Torresit derisa 3 minuta më vonë gol shënoi edhe Robert Lewandowski.

Në pjesën e dytë Lewandowski goditi shtyllën në minutën e 57-të, derisa pas dy minutave Marti i Cadizit shënoi edhe një gol tjetër që u anulua për pozitë jashtëloje.

Me këtë fitore Barcelona vazhdon formën e mirë në La Liga ku ka arritur fitoren e gjashtë me radhë dhe tani ka 59 pikë pas 22 xhirove.

Ndeshja e radhës e Barcelonës është ajo si mysafirë kundër Almerias.