Aubameyang pranë largimit nga Chelsea, klubi i MLS insiston për “bomberin” nga Gaboni

Prej ditësh tashmë në mediat e huaja po qarkullon lajmi se “bomberi” nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang është në prag largimi nga “blutë” e Londrës dhe destinacioni më i mundshëm për “aventurën” e re të sulmuesit është Kampionati amerikan, MLS, me skuadrën e Los Angeles, që janë të interesuar për shërbimet e 33-vjeçarit.

Pasditen e djeshme tekniku Potter e i “hodhi” poshtë aludimet për largimin e “bomberit”, por sipas mediave spanjolle Los Angeles FC janë duke insistuar vazhdimisht për transferimin e Aubameyang, me merkaton e transferimeve që mbyllet më 24 prill në Amerikë.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Aubameyang ka “zbritur” në fushën e blertë vetëm 17 herë, ku ka mundur të çojë 3 herë topin në rrjetë dhe të dhurojë vetëm 1 asistim.