Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se mirëpresin vendimin e institucioneve të Kosovës për ta pranuar propozimin e njohur si franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë.

“ShBA-ja inkurajohet dhe mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar në princip propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojmë që të sigurojmë mbështetje të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, është shprehur Hovenier, transmeton KlanKosova.tv.

“Marrëveshja e përkohshme do të sjell përfitime domethënëse për Kosovën dhe Serbinë”.

Ky reagim i Hovenier vjen pas takimit që i dërguari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti.