Ajvazi: Partitë politike, njëra pas tjetrës po rradhiten pas Ali Ahmetit

Shkruan: Ibrahim Ajvazi (magjistër i shkencave juridike)

E filloj Lëvizja Besa me sharje e ofendime ndaj BDI-së, e cila pas një periudhe përfundoi pranë Ali Ahmetit, gjegjësisht në koalicionin Bdi-Lsdm-Besa. Aty ku e la Besa e vazhdoi Alternativa, si parti tashmë e ndarë dhe që retoriken ofenduese e orientoi drejt BDI-së me sharje e ofendime te rënda, por nuk zgjati shumë pasi që fundi i saj ishte prapë direkt e në krahët e Ali Ahmetit.

Në fund, mbeti Aleanca për shqiptarët e zotuar si parti e vetme shqiptare opozitare me deklarata të ndryshme ndaj Bdi-së madje duke theksuar edhe deklaraten e kryetarit aktual te ASH, Arben Taravarit: me djallin mund të bëjmë koalicion por me BDI-në jo.

Por tash e sa ditë deklaratat e Arben Taravarit janë në mbështetje të Ali Ahmetit për rrugën apo frontin evropian, dhe pikërisht dje me datë 09 shkurt doli pikërisht Arben Taravri me deklaratë për mediume se do të bëhen pjesë e qeverisë me çka edhe kjo parti erdhi në krahët e Ali Ahmetit.

Këto situata disa vjeçare hedhin në pah se partitë politike shqiptare kanë tentuar në kontinuitet veprime të ndryshme por që gjithmonë në fund kanë ardhur rreth një përfundimi të përbashkët: se të qenurit pranë Ali Ahmetit është zgjidhja e vetme për përparimin e shtetit.