Abuzoi seksualisht me një vajzë shqiptare, Italia i kërkon Brazilit të dënojë Robinhon

Qeveria italiane i ka kërkuar Brazilit të zbatojë dënimin me 8 vite burg ndaj ish-futbollistit Robinho, i dënuar për përdhunim. Informacioni u zbulua nga portali “Uol”, duke cituar urdhëresën. Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, e firmosi kërkesën më 24 janar dhe ia dërgoi qeverisë braziliane përmes kanaleve diplomatike më 31 të po atij muaji. Autoritetet italiane kërkojnë gjithashtu që të zbatohet dënimi ndaj Ricardo Falco, mikut të ish-sulmuesit të Milanit, Realit dhe Manchester Cityt.

Të dy u dënuan në Itali për përdhunimin e një vajze të re shqiptare që ndodhi në Milano më 22 janar 2013. Nordio kërkon që çështja t’i dorëzohet autoritetit gjyqësor kompetent brazilian në mënyrë që të autorizojë, në përputhje me sipas ligjit brazilian, ekzekutimin e dënimit më nëntë vjet burg të vendosur ndaj Robson de Souza me dënimin e Gjykatës së Milanos të 23 nëntorit 2017.

Më tej, qeveria italiane shpjegon se Ministria e Drejtësisë i kërkoi Brazilit të ekstradonte Robinhon dhe Falcon në shtator të vitit 2022, një kërkesë e refuzuar nëntorin e kaluar për shkak se neni 5 i Kushtetutës braziliane ndalon ekstradimin e shtetasve.