15 vjet më parë, Kaqusha Jashari: Të gjitha deputetet ishim veshur kuq e zi por flamuri na doli ndryshe

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”.

Ishte kjo fjalia që nisi të lexohej në orën 15:39 të datës 17 shkurt të vitit 2008 që shënoi momentin e lindjes së një shteti të ri në botë.

Leximi i deklaratës së Pavarësisë 15 vjet më parë nga Hashim Thaçi, kryeministër i atëhershëm i Kosovës, solli momentin e shumëpritur të miliona shqiptarëve anekënd botës dhe çoi në vend amanetin e popullit që vuajti nga shtypjet dhe vrasjet e pushtetit serb, por asnjëherë nuk u dorëzua nga qëllimi final.

Me fat mund të konsiderohen ata deputetë që në 2008-tën vunë nënshkrimin e tyre tek Deklarata e Pavarësisë.

Në mesin e tyre ishte edhe Kaqusha Jashari.

Jashari ishte edhe një nga politikanet që dha kontributin e vet në rrugëtimin e mundimshëm, por të lavdishëm për Kosovën.

Ajo në një intervistë për Klankosova.tv tregoi se si ishte informuar se Kosova do të shpallej shtet.

“Ështё pritur momenti i shpalljes dhe mediat e kanë komentuar shumë, prandaj edhe opinioni ka qenё nё pritje. Ne deputetët nuk e kemi ditur datën e saktë, por e kemi ditur se do tё bëhet shpejtё. Nё Grupin Parlamentar jemi informuar dy ose njё ditё ma herët se do tё mbahet seanca solemne dhe duhet të jemi prezentë tё gjithё, derisa na ështё sugjeruar të vijmë njё orё më herët nё zyrën e Grupit Parlamentar dhe ky ka qenё lajmi se do tё ketë akt të shpalljes së pavarësisë. Atë ditё nё takim tё Grupit tё PDK-së ka ardhur z. Hashim Thaçi (kryeministёr) me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqin dhe na kanë njoftuar se do tё nënshkruhet Deklarata e Pavarёsisё, dhe do tё miratohet hymni dhe flamuri i Kosovёs. Po mё kujtohet se z. Thaçi ka thëne se e ka dëgjuar hymnin dhe e ka parë flamurin, me ç’rast i kanë pëlqyer, dhe duhet të ju pëlqejnë edhe juve. Aty e kemi kuptuar se nuk ka diskutim dhe se pёr to ёshtё berё koordinimi me strukturat ndёkombëtare. Ka qenё befasi jo vetëm pёr mua por edhe per tjerët që Hymni mos të ketë tekst por vetëm melodi, derisa edhe flamuri ishte me ngjyra të tjera të cilat ne i pritnim të ishin kuq e zi. Por, me rëndёsi në atë moment ka qenё Kosova po shpallet shtet, dhe askush nuk i ka komentuar simbolet haptas”, tha ajo.

Ish-deputetja foli edhe për emocionet e saj në momentin kur e kishte marrë lapsin në dorë për ta nënshkruar deklaratën e pavarësisë.

“Po, më kujtohet kur jemi tubuar në Grupin Parlamentar para seancës, tё gjitha deputetet kemi pasur rroba të veshura kuq e zi, por pa marrëveshje paraprake, megjithatë flamuri na doli ndryshe. Atmosfera e veçantë ka qenё nё momentin e pritjes së ftesës pёr nënshkrim të deklaratës së pavarësisë. Kur unё mora lapsin gati mbeti pa ngjyrë dhe me kujtohet se e kam nёnshkruar me vёrshtirësi, duke e shikuar nëse më shihet mirë (aq kam pasur dëshirë të shihet shumë qartë). Akti i nënshkrimit si dhe momentet e veçanta janë dokumentuar poashtu edhe me foto, për ta plotësuar në tërësi gëzimin tonë”, theksoi deputetja.

Intervista e plotë e Kaqusha Jasharit, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës:

1. Cili është kujtimi juaj më i bukur nga 17 shkurti i vitit 2008, por ndoshta edhe kujtime nga ngjarjet që çuan në shpalljen e pavarësisë?

– Kujtimi më i bukur ka qenё momenti i nёnshkrimit tё Deklarates sё Pavaresisё. Emocionet qё i kam pёrjetuar nuk pёrshkruhen. Unё kam qenё një kohё të gjatё nё funksione politike nё Kosovё, nё kohën e ish-Jugosllavisë, pastaj nё kohën rezistencës paqёsore para luftës, gjthashtu edhe pas luftës. Nё të gjitha kёto periudha angazhimi im ka qenë pёr tё mirën e vendit. Kam pasur fat qё kam qenё deputete e Kuvendit tё Republikёs tё Kosovёs kur ёshtё shpallur Pavarёsia e vendit. Atë moment e kam pёrjetuar edhe si mirёnjohje pёr angazhimin tim shumëvjeçar, po ashtu nёnshkrimin e kam bёrё edhe nё emёr PSDK (Partia social Demokrate) por e kam ndier vetën edhe si pёrfaqёsuese e strukturave tё mëhershme tё cilat gjithashtu kanë punuar pёr avancimin e Kosovёs nё nivelin ma tё lartё nё kuadёr të ish-Jugosllavisё. Pёr kёtё mundёsi i jam falënderuese PDK-së e cila më ka ofruar koalicion dhe jam zgjedhur deputete.

2. Ju si deputete, si e keni marrë njoftimin në atë kohë se Kosova do të shpallej shtet? Sa kohë më herët keni qenë e njoftuar dhe nga kush?

– Ështё pritur momenti i shpalljes dhe mediat e kanë komentuar shumë, prandaj edhe opinioni ka qenё nё pritje. Ne deputetët nuk e kemi ditur datën e saktë, por e kemi ditur se do tё bëhet shpejtё. Nё Grupin Parlamentar jemi informuar dy ose njё ditё më herët se do tё mbahet seanca solemne dhe duhet të jemi prezentë tё gjithё, derisa na eshtё sugjeruar të vijmë njё orё më herët nё zyrën e Grupit Parlamentar dhe ky ka qenё lajmi se do tё ketë akt të shpalljes së pavarësisë. Atë ditё nё takim tё Grupit tё PDK-së ka ardhur z. Hashim Thaçi (kryeministёr) me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe na kanë njoftuar se do tё nënshkruhet Deklarata e Pavarёsisё, dhe do tё miratohet hymni dhe flamuri i Kosovёs. Po mё kujtohet se z. Thaçi ka thënë se e ka dëgjuar hymnin dhe e ka parë flamurin, me ç’rast i kanë pëlqyer, dhe duhet të ju pëlqejnë edhe juve. Aty e kemi kuptuar se nuk ka diskutim dhe se pёr to ёshtё bërё koordinimi me strukturat ndёkombëtare. Ka qenё befasi jo vetëm pёr mua por edhe per tjerët që Hymni mos të ketë tekst por vetëm melodi, derisa edhe flamuri ishte me ngjyra të tjera të cilat ne i pritnim të ishin kuq e zi. Por, me rëndёsi në atë moment ka qenё Kosova po shpallet shtet, dhe askush nuk i ka komentuar simbolet haptas.

3. A na tregoni ndonjë prapaskenë interesante që ju e mbani në mend nga seanca e 17 shkurtit, kur u shpall mëvetësia e vendit tone? Ndonjë bisedë interesante me kolegët apo ndonjë skenë interesante?

– Po, më kujtohet kur jemi tubuar në Grupin Parlamentar para seancës, tё gjitha deputetet kemi pasur rroba të veshura kuq e zi, por pa marrëveshje paraprake, megjithatë flamuri na doli ndryshe. Atmosfera e veçantë ka qenё nё momentin e pritjes së ftesës pёr nënshkrim të deklaratës së pavarësisë. Kur unё mora lapsin gati mbeti ma ngjyrë dhe me kujtohet se e kam nёnshkruar me vёrshtirësi, duke e shikuar nëse më shihet mirë (aq kam pasur dëshirë të shihet shumë qartë). Akti i nënshkrimit si dhe momentet e veçanta janë dokumentuar poashtu edhe me foto, për ta plotësuar në tërësi gëzimin tonë.

4. E keni paramenduar Kosovën në gjendjen si është tani në atë kohë? Nëse jo, si e keni paramenduar?

– Preokupimi im ka qenё shpallja e Pavarёsisё, si dhe gёzimi se edhe unё do ta kem rastin të jam pjesё e këtij momenti të rëndësishëm, dhe nuk kam menduar kohёn e mëvonshme. Fakti se nё kohën e rezistencës paqёsore kemi formuar institucione paralele, si kundërshtim ndaj okupatorit (arsimi në shkolla-shtëpi, shëndetësia nga shoqata Nënë Tereza, sporti, financimi 3%, dhe tjera) ёshtё krijuar solidariteti dhe uniteti kombёtar, dhe kam shpresuar se më vonë do tё kemi më shumë pёrgjegjësi për punё nё çdo lëmi. Nuk e kam pritur privatizimin me të cilin e kemi shkatërruar ekonominë, as hajninë dhe korrupsionin, nepotizmin dhe shumë veprime negative. Nuk e di si ёshtё humbur vullneti dhe solidariteti të cilin e patëm para luftës, gatishmëria për ta mbrojtur pragun e shtepisё (UÇK), dhe sa vrasje dhe viktima nga okupatori. Ku ёshtё solidariteti, uniteti, dhe dashuria për vendin? Ende i kemi tё zhdukurit. Mё pёlqej thënia “Bac nuk u kry”. Pёr këtё le të mendojnë ata të cilët janё zgjedhur nё institucione pёr ta udhëhequr shtetin. Edhe pse i pёrmenda shumë vërejtje, unё jam optimiste, sepse synimi popullit ёshtё shtet i lirё dhe demokratik, dhe do tё vijë koha kur do tё votohen njerëzit e dijshëm dhe tё ndershёm. Sot patriotizmi ёshtё dija dhe shfrytёzimi i saj dhe jo cili lider ёshtё më i “fortё”.

5. Si i vlerësoni politikat shtetërore pas 17 shkurtit të vitit 2008? Çka kanë bërë ata gabim që s’është dashur t’i bëjnë?

– Pas shpalljes sё Pavarёsisё kanë filluar njohjet nga shtetet më tё fuqishme tё botёs e veçanërisht gёzimi i tёrë opinionit ka qenë me njohjen nga SHBA-ja, derisa ёshtё krijuar bindja se me shpalljen e shtetit është përfunduar synimi i popullit pёr liri dhe pavarësi. Gabimi i strukturave institucionale ka qenë dhe ёshtё ende, mungesa e pёrgjegjesisё pёr ta berё shtetin funksional. Kosova do tё bёhet shtet kur qytetaret jetojnë tё bindur se kanë siguri, kur gjykatat veprojnë të pavarura, kur punohet pёr zhvillimin ekonomik dhe standardin e tyre, pёr arsimin kualitativ, si dhe kur të ruhen vlerat kombëtare, dhe ky synim duhet të kultivohet si nga pozita ashtu edhe opozita. Në kёtё kohë me rёndёsi ёshtё ruajtja e sovranitetit të vendit dhe uniteti politik pёr çёshtje tё rёndёsishme si ёshtё dialogu me Serbinё, dhe jo tё merremi vetëm me akuza ndaj njëri-tjetrit. Nё tё kaluarën janë bёrё disa marrёveshje tё dёmshme për vendin pёr shkak të mungesës e transparencës dhe presioneve nga jashtë, por pёrgjegjesia ёshtë e institucioneve tona. /Klankosova.tv