Zyrtare: Caktohet vendi mikpritës për Kupën e Amerikës 2024

“Kupa e Amerikës 2024” do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CONMEBOL, organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut dhe CONCACAF, organi qeverisës në Amerikën Veriore dhe Qendrore, njoftuan sot për planin si pjesë e një “marrëveshjeje të re të bashkëpunimit strategjik”.

Kupa e Amerikës, e cila zakonisht përfshin 10 ekipet kombëtare të Amerikës së Jugut dhe dy të ftuar, do të zgjerohet në 16 ekipe dhe do të mirëpresë gjashtë ekipe nga CONCACAF në vitin 2024.
Ata gjashtë ekipe do të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve CONCACAF 2023/24, që do të thotë se SHBA-ve nuk i garantohet një vend në turne.

Kupa e Amerikës ishte zhvilluar edhe më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2016.

Kujtojmë se Argjentina është kampione në fuqi, pasi triumfoi në vitin 2021.