Xavi i shokuar pas arrestimit të Dani Alves: Jam i habitur dhe i tronditur

Në prag të ndeshjes me Getafen, të vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ndër tema të tjera ka vendosur të japë një koment edhe për arrestimin e ish-shokut të tij të skuadrës, Dani Alvesin, për sulm të dyshuar seksual.

“Është e vështirë të komentosh një situatë si kjo. Jam i habitur dhe i tronditur. Në gjendje shoku”,- është shprehur Xavi përsa i përket arrestimit të befasishëm të Alves.

Më tej Xavi komentoi dhe ekipin kundërshtar të kësaj jave, ku vlerësoi punën që lojtarët e Getafe bëjnë në vijnë e mbrojtjes, e cila zakonisht përbëhet nga 5 lojtarë.

“Getafe është një ekip që punon mirë në vijën e mbrojtjes, e cila zakonisht është pesë. Është një ekip i vështirë. Quique është një trajner që punon mirë në mbrojtje. Ai do të punojë në bllokun e ulët dhe të mesëm. Ne duhet të sulmojmë hapësirat. Ai mundet. Le të shpresojmë të fitojmë tre pikët, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme”,- është shprehu tekniku i “blaugranave” për rivalët e ditës së nesërme.

Gjatë konferencës Xavi ceku dhe temësn e transferimeve, ku komentoi dhe transferimin e “tulipanit” Memphis Depay, te rivalët e Atletico Madrid

“Memphis ka kërkuar të largohet. Ai kishte propozimin e Atleticos. Ai nuk ishte rehat, ai donte të ndihej rehat. Ne të gjithë dolëm duke fituar. Ne varemi nga Fair Play. Nëse mund të forcohemi, më mirë. Dhe nëse jo, nuk do të ishte urgjente. Të shohim se çfarë mund të nënshkruajmë dhe nëse mund ta bëjmë. Tani Fair Play është i vështirë”,- është shprehu Xavi përsa i përket tregut të transferimeve.