Vuçiq mban një mbledhje me rrethin e ngushtë, e hedh fjalën se është gati të largohet nga kreu i partisë
“Aleksandër Vuçiq është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Progresiste të Serbisë”, ka thënë Darko Glishiq, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të partisë në pushtet në Serbi.
Ai ka treguar se në selinë e kësaj partie është mbajtur një mbledhje në lidhje me situatën në Kosovë.
\
E aty Vuçiq ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë atë post. Por sipas Glishiq “kjo mund të jetë fundi i kësaj partie në skenën politike në Serbi”.
“Nëse presidenti Vuçiq qëndron në këmbë dhe jep dorëheqjen, mendoj se ky është fundi i SNS-së, fundi i karrierës që SNS pati në skenën politike të Serbisë dhe mendoj se skenari më i keq i mundshëm për Serbinë do të pasojë pas kësaj. të cilën as që mund ta imagjinoj”, tha ai për TV Pink, raporton Tanjug, transmeton Express.
Më shumë se një dekadë Vuçiq vazhdon ta mbajë pushtetin në fillim s kryeministër e tash si president.