Vritet shqiptari në Gjermani, u qëllua nga ish partneri i të dashurës së tij

Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani pasi u qëllua me armë nga ish i dashuri i partneres së tij. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur më 7 Janar para një banese në Freiburg të Gjermanisë, kur një 29-vjeçar gjerman shkoi në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, i cili shoqërohej dhe nga një i afërm.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e shpëtimit por 31 vjeçari nga Kosova nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra. Autori i dyshuar fillimisht u arratis, por u arrestua rreth më vonë në zonën Auggener Weg pa rezistencë. /abcnews.al