Një 65 vjeçar është vrarë të marten në Mitrovicë.
Trupi i pajetë i tij është gjetur brenda shtëpisë së Shurdhmemecëve.
Dyshohet se N.G, ka vdekur si pasojë e goditjes me teslicë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Organi i akuzës njofton se ende nuk ka persona të dyshuar në lidhje me këtë rast.
“Prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë përcjell Klankosova.tv
Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klan Kosova.