Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha me rastin e ndarjes nga jeta të piktorit të shquar dhe veprimtarit të dalluar, Daut Berisha.
Sipas Osmanit, piktori Berisha ishte emër i shquar në botën e artit e të kulturës, jo vetëm në trojet shqiptare, por gjithandej botës, njofton Klan Kosova.
“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar e veprimtarit të dalluar, Daut Berishës”.
“Piktori Berisha ishte emër i shquar në botën e artit e të kulturës, jo vetëm në trojet shqiptare, por gjithandej botës”.
“Me punën e tij krijuese dhe me angazhimin e tij në të mirë të çështjes kombëtare, ai u bë shpejt personalitet i veçantë i kulturës dhe artit, por edhe referencë për veprime atdhetare”.
Tutje, Osmani shton se veprat e Berishës të ekspozuara në galeritë më të njohura botërore, e bën atë artist e njeri të respektuar gjithandej.
“Piktori Berisha na la trashëgimi të shquar artistike e njerëzore. Në këto momente ne jemi me familjen e tij, me miqtë dhe me artdashësit e tij”.