Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e Dr. Resaht Emra, i cili vdiq në vendin e tij të punës,
ShSKUK’ja ka publikuar fotografinë e të ndjerit, duke thënë se deri në momentet e fundit të jetës ishte në shërbim të pacientëve.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Dr. Reshat Emra, specialist i kardiologjisë në Spitalin e përgjithshëm në Pejë, i cili deri në momentet e fundit të jetës ishte në shërbim të pacientëve.ShSKUK, ngushëllon familjen, pacientët dhe gjithë profesionistët mjekësor për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin e tyre.