Industria turke e mbrojtjes po pajiset gjithnjë e më shumë me teknologji të re. Në këtë kontekst, megjithëse në Turqi po zhvillohen shumë projekte të mjeteve tokësore pa pilot, Barkan ishte mjeti i parë që lëshoi raketa.
Barkan kreu me sukses lëshimin e një rakete përmes sistemit të njohur si “Mete”.
Zhvilluar nga Havelsan, Barkan do të ndihmojë personelin në terren në një numër fushash të rëndësishme, veçanërisht në rritjen e sukseseve operacional, parandalimin e humbjeve dhe reduktimin e kostove operacionale.
I njohur si “ushtari robot” në media, Barkan së fundmi gjuajti raketën e parë të drejtuar me laser dhe goditi me sukses objektivin.
Përveç të gjitha këtyre, Havelsan Barkan fillimisht ishte projektuar për të operuar me sistemin e armëve 7.62 milimetra Sarp-L.
Automjeti përfshinte gjithashtu veçori të tilla si një sistem krahu robotik, një sistem direk tre metërsh për misionet e zbulimit-mbikëqyrjes dhe transportin e të plagosurve.
Pas testeve, produkti u zhvillua dhe u përditësua si Barkan 2 dhe u bë i përshtatshëm për platforma të ndryshme.
Bir insansız kara aracından ilk kez güdümlenebilir füze atışı BARKAN ile gerçekleştirildi.🚀#BARKAN #METE#HAVELSAN #ROKETSAN pic.twitter.com/L9DRPFmQE5
— HAVELSAN (@HAVELSANResmi) January 8, 2023