Melinda Ademi me një ‘freestyle’ që kishte bërë dikur në vitin 2019 kishte thumbuar reperet Tayna dhe Rina Balaj.
Por, duket se me këtë të fundit ka rregulluar raportet dhe së së fundmi ka bërë të ditur se me Rinën do të ketë bashkëpunim.
Në emisionin “Me Meriton Mjekiqin”, Melinda Ademi ka thënë se Rina është vajzë e mirë.
“Rina ka tregu vetën. Ka shumë sene që publiku nuk e dinë çka po ndodh. Kur më ka ndodh tragjedi në familjen tem Rina më ka ngushëlluar. Kam shumë respekt për të. Ajo është person shumë i mirë. Ka me pas bashkëpunim” – tha Ademi.
Melinda ndryshe prej shumë vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe deri më tani ka sjell këngë e hite të shumta.