KORCE – Një lojë me letra duket të jetë zanafillë e plagosjes në fshatin Menkulas të Devollit. Abcnews zbardh detaje të reja nga ngjarja që përfundoi me një të plagosur.
Nga dëshmia e pronarit të lokalit, mësohet se autori 62 vjecar Vasil Babinis dhe i plagosuri Vasil Begolli, ishin duke luajtur me letra kur kanë nisur të debatonin me njëri tjetrin.
“Kemi ndërhyrë fillimisht për t’i qetësuar dhe të dy kanë vijuar lojën. Pas 30 minutash filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morëm vesh që konfikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur.” është shprehur për Abcnews, pronari i lokalit, Ervis Begolli.