Për të festuar 40 vite karrierë, Madonna do të nisë një turne botëror në 35 qytete përfshirë edhe Europën. I quajtur, “The Celebration Tour”, ai do të fillojë në Amerikën e Veriut në korrik, vijon në Nju Jork qyteti ku Mbretëresha e Popit nisi karrierën e saj muzikore dhe pritet të përfundojë më 1 dhjetor në Amsterdam.
Pas kërkesave të shumta, Madonna shpall një datë të re në Itali për turneun e saj “The Celebration Tour” më 25 nëntor 2023 në Milano, pas asaj të 23 nëntorit në arenën “Mediolanum Forum”.
Turneu botëror me 35 qytete fillon në Amerikën e Veriut më 15 korrik në “Rogers Arena” në Vankuver, me ndalesa në Detroit, Çikago, Nju Jork, Miami, Los Anxhelos.
Ndërsa në vjeshta ajo do të jetë ne Evropë ku do të prek 11 qytete, duke përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin dhe Stokholmin.
Bora bllokon “Rrugën e Arbrit”, probleme në gjithë aksin. Shoferët: Të merren masa, po na rrezikohet jeta!
Berisha thirrje Ramës për debat: Je armiku im! E do pushtetin për t’u pasuruar
“The Celebration Tour” do të ndjekë rrugëtimin artistik të Mbretëreshës së Popit në katër dekada dhe do të ndalojë në qytetin e Nju Jorkut, ku filloi karriera e saj muzikore.
“Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë që të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që ata kanë pritur”, tha Madonna.
“The Celebration Tour” do të përmbyllet në Amsterdam, Holandë të premten më 1 dhjetor në Ziggo Dome.
E ftuar speciale në të gjitha datat e turit botëror do të jetë Bob the Drag Queen.
Artistja 64-vjeçare është gruaja e parë me 10 albumet më të mira në çdo dekadë që nga vitet 1980, pasi albumi i saj i fundit më një përmbledhje remix të këngëve u klasifikua në vendin e 8-të në “Billboard”.