Torino e Vojvodës eliminon Milanin nga Kupa e Italisë

AC Milan është eliminuar në 1/8-ën e finales së Kupës së Italisë ku është eliminuar nga Torino e Mërgim Vojvodës. Mbrojtësi kosovar luajti në këtë ndeshje për më shumë së 40 minuta për ta arritur një fitore të madhe me Torinon e tij duke kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Italisë. Michel Adopo (114’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

120 minuta lojë është dashur të luhen që të përcaktohet fituesi në ndeshjen AC – Milan – Torino.

Është skuadra e Torinos që ka arritur të fitojë kundër Milanit me rezultat 0-1 që u shënuan në pjesën e dytë të kësaj ndeshje.
Mërgim Vojvoda hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në minutën e 81-të dhe luajtur më shumë së 40 minuta duke bërë disa pasime të mira gjatë shtesave të ndeshjes.

Rasti i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 12-të të ndeshjes me anë të Sasa Lukic por ishte portieri rumun Ciprian Tatarusanu që bëri një pritje të mirë dhe ia mohoi atij golin.

Milan do të sulmonte për herë të parë në këtë ndeshje me anë të Charles De Ketelaere (26’) por që goditja e tij me kokë përfundoi afër shtyllës së majtë të portës.

Pjesa e dytë ishte me e baraspeshuar me Torinon që dinte të rezistonte ndaj Kuqezinjve.

Por, skuadra ku luan mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda mbeti me një lojtar më pak në minutën e 70-të të ndeshjes pasi që Djidi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar me të kuq nga ndeshja.

Mërgim Vojvoda do të hynte në lojë si zëvendësues në minutën e 81-të duke e zëvendësuar Nikola Vlasicin.

AC Milan do të rrezikonte seriozisht Torinon në minutën e 84-të kur Dest dribloi me sukses në zonën e mysafirëve por goditja e tij nuk ishte e saktë dhe përfundoi afër shtyllës së djathtë të portës.

Theo Hernandez pati një super mundësi për të shënuar gol në minutën e dytë shtesë të ndeshjes por ishte portieri Vanja Milinkovic-Savic që bëri një pritje fantasatike duke ia mohuar golin atij.

Kjo bëri që ndeshja të shkonte në shtesa dy herë ka pesë minuta.

Olivier Giroud pati shansin më të mirë për të shënuar gol në minutën e 104-të të shtesave por ishte përsëri portieri serb që priti goditjen e tij.

Milan ishin më këmbëngulës dhe kishin posedimin pasi që Torino vuante shkaku së luante me 10 futbollistë në fushë.

Por, një kundërsulm i shpejt i torinezëve bëri që ata të kalojnë në epërsi në minutën e 114-të të ndeshjes.

Ishte një pasim i mirë i Brian Jephte Bayeye që pasoi të Michel Adopo i cili shënoi edhe golin e fitores në këtë takim.

Torino tani do ta pret fituesin e ndeshjes Fiorentina-Sampdoria për të luajtur në çerekfinale.