Temperaturat rekord janë matur në anën veriore të Alpeve në Zvicër dhe Lihtenshtajn në fillim të vitit 2023.
Në qytetin e vogël verior të Zvicrës, Delemon dhe kryeqytetin e Lihtenshtajnit, Vaduz, u matën temperatura mbi 20 gradë celsius, njoftoi Meteonews. Dje në Delmon është regjistruar temperatura 20.9 gradë.
Gjithsej 36 stacione matëse matën temperaturat maksimale lokale në ditën e Vitit të Ri. Rekordi i mëparshëm për këtë muaj u mat më 12 janar 1993 në Lucern, kur ishte 19.4 gradë.