Berat Azizi
Jo shumë larg nga sot, patëm rastin që të shohim një fotografi shumë interesante të Arben Taravarit, i cili doli nga takimi dhe ngriti gishtin, për të treguar se, paska bë 61 për ta rrëzuar Qeverinë. Dhe për çudi, një pjesë e popullatës madje i besuan!
Por, nuk kaloi shumë kohë dhe u pa se kjo ishte vetëm një ofendim për Taravarin i cili doli me një buzëqeshje vesh e n`vesh (thotë Populli) dhe tha se kjo Qeveri rra. Por nuk ndodhi. Megjithatë nuk kaloi shumë kohë, retorika kritike opozitare e Taravarit, filloi të zbutet dhe fjalëshumi, filloi të mbetet pa tekst kritik për Qeverinë.
Dolën dhe “muhabetet bosh”, se ASH do përfundojë në Qeveri. Aq ashpër i mohonte Taravari këto zëra sa që filloi edhe ti tallte njerëzit. Kjo, më ngjante shumë me atë tregim e “Don Zhuanit” i cili kur i vihej prapa një vajzë e cila ia thoshte se je i martuar, deklaronte se janë fjalë boshe që i përhap gruaja e tij!
Por rrena i ka këmbët e shkurta thotë Populli. Nuk kaloi shumë kohë dhe Taravari, në emër të “përkrahjes” së rrugës për në BE tha se do “sakrifikojë” edhe partinë dhe do futet në Qeveri por ama, nuk ishte fajtor Taravari, fajin do ia ngjeshte anëtarësisë së partisë. Madje madje duke organizuar edhe referendum, që pastaj edhe pse me të dy këmbët shkeli vendin e parë të partisë, mos akuzohet kryetari, se pse hyri në qeveri, por anëtarësia…
Taravari ditë më parë hodhi edhe hapin e radhës, edhe pse zarfi u publikua tashmë, Taravari “bënte be n`gjuhë të dhelprës” se fjalë boshe janë. Prapë dikush i besoi, por shumica e atyre që i besuan kryetarit më duket se ishin vetë anëtarët e partisë së tij.
Përhapi muhabetet brenda partisë se, do merrnin shumë pozita në Qeveri, andaj kushtëzoi prurjet e vjet-reja në parti që të bëjnë foto me kryetarin dhe të bëjnë be se janë bë me aleancën.
Por, realisht çka e pret ASH dhe Taravarin?
Asgjë më shumë se një turpërim i radhës, dhe pas kësaj, edhe dorëheqje e dytë e kryetarit të ASH brenda vetëm një viti. Sepse me gjasë plani i Qeverisë nuk është zgjerimi i saj, por realiteti flet ndryshe, dhe plani i këtij koalicioni është tentimi për ti arritur numrat që iu duhen, e nëse kjo s`behet, atëherë, zgjedhjet e parakohshme, në të cilat, duke mbetur si dhia e zezë mes të bardhave, Taravari do detyrohet të bëj koalicion parazgjedhor me BDI-në, sepse ndryshe do të zhduket partia e kryetarit që aq shumë e do Qeverinë.
Nga kjo, si duket, del që Taravari, më së shumti kësaj radhe me hyrjen në Qeveri, ka frikë BESA-n e Bilall Kasamit, e cila rritet çdo ditë e më shumë, se sa “hasmin e përhershëm” të Taravarit, BDI-në e Ahmetit, e cila, edhe kësaj radhe i tregoi Taravarit se, po ia nxori një kokër karamele do e mashtrojë menjëherë.
Për fund, do doja shumë që ta pres prononcimin e parë të Taravarit që nuk donte t`ia sheh sytë Ali Ahmetit, si do del me Aliun, i cili, nëse jo meritat për politikën që e “shkreti” ka meritat për luftën që e bëri. Dhe e dyta, kryetari Taravari, si do iu shitet burrë i fjalës anëtarëve por edhe opinionit më të gjerë tani që bëri koalicion me këtë Qeveri e cila sipas tij, s`kishte bë asgjë hiç për këtë popull.
Duke e parë nga ky këndvështrim, tani e shoh plotësisht në të drejtë kreun e BESA-s Bilallin, i cili, pasi bëri koalicionin me Taravarin, si duket e njohu mirë shumë shpejtë dhe filloi t`i largohet të keqes, e Taravari, e dini se çka bëri dhe po bën? Po i hakmerret BESA-s duke ia nxjerrë nga puna kuadrot e saj që i kishte në komunë, e që BESA në këmbim të këtij veprimi të Taravarit, komentonte me buzëqeshje, (ndoshta ka shpejtuar pak) dhe në këmbim, ia rriste numrin e të punësuarve ASH në komunën e Tetovës, sepse Taravarit i duheshin njerëz pas debaklit që e pësoi në Tetovë në votimet e fundit.