Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka dhënë sot disa lajme të mira nga Cyrihu i Zvicrës sa i përket futbollit kosovar.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino priti sot në takim ministrin Çeku si dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi.
Gjatë këtij takimi, Çeku bëri të ditur se është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sonë sportive, konkretisht për planin e përbashkët pesë vjeçar për rinovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.
“Diskutuam për zhvillimin e infrastrukturës sonë sportive, konkretisht për planin e përbashkët 5-vjeçar për rinovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend”, shkroi Çeku në “Facebook”.
“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit u theksua nga Presidenti i FIFAS-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje financiare për projektet e tilla madhore që ngritin kapacitetet e sportistëve kosovarë për arritjen e rezultateve kulminante në arenën ndërkombëtare”, shkruante më tej Çeku./Kosovapress