Pas fitores së thellë të Napolit ndaj Juventusit me rezultatin 5-1, Luciano Spalletti është shprehur i kënaqur dhe po shijon momentin.
“Ekipi luajti një ndeshje të shkëlqyer, mbajti një ritëm shumë të lartë. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, mbi të gjitha sepse kishte një tifozeri të mahnitshme. Një mesazh për të tjerët për Scudetton? Ne i dërguam një mesazh kryesisht vetes. Ne gjithmonë kemi dyshime për të mos qenë në këto nivele dhe përkundrazi sonte luajtëm jashtëzakonisht shumë mirë.
Kjo skuadër ka qenë në gjendje të rikrijojë këtë dashuri për këtë fanellë dhe për këto ngjyra. Nëse djemtë bëjnë atë që qëndron në cilësitë dhe karakteristikat e tyre, mund të ndodhin ndeshje si kjo e sotme.
Ne qëndruam në ndeshje në mënyrën e duhur edhe pas golit të tyre falë edhe entuziazmit të tifozëve që na lejuan ta menaxhonim mirë atë situatë. Nëse shkojmë të luajmë në duele dhe ndërhyrje, humbasim disa sepse nuk dimë t’i trajtojmë ato situata në mënyrën e duhur, kështu që duhet të luajmë në çdo moment të ndeshjes.
Qëndrimi duhet të jetë që gjithmonë të luajmë ndeshjen sepse ne jemi të aftë ta bëjmë këtë dhe sepse kemi edhe mbrojtës që janë të aftë për të luajtur në fusha të hapura si Kim dhe Rrahmani ,” vazhdoi ai.
Më pas disa konsiderata për Osimhen protagonist i madh i ndeshjes me dygolësh.
“Osimhen është një futbollist shumë i fortë. Jam i mahnitur nga potenciali që ai nuk e ka vënë ende në praktikë “. Është më i forti dhe më i kompletuari nga të gjithë . Kur e e vendosa më afër portës ishte si një përbindësh. Sa më gjatë ta vendosni, aq më i fortë është.”