Princesha Diana ishte në dijeni të marrëdhënies së Charles dhe Camilla shumë kohë përpara intervistës së BBC-së, në të cilën ajo deklaroi se “ishim tre prej nesh në këtë martesë”.
Së fundmi, në një skedar audio e dëgjojmë duke rrëfyer se si u soll dhe çfarë i tha Camilës për Charles. Një marrëdhënie që i helmoi jetën dhe bëri që ajo dhe fëmijët e saj të vuanin aq shumë. Në fund të fundit, ndoshta veprimet e Harrit sot janë mënyra e tij për të marrë hak për gjithçka që i ndodhi nënës së tij.
“Zbres poshtë dhe e gjej, Camila dhe një burrë që nuk e njihja duke folur”, thotë Diana. “Mendova se kjo është koha, u ula me ta dhe hyra në bisedë. I thashë Camila-s ‘do të të tregoja pak nëse është e mundur’. Ajo dukej shumë e turpëruar dhe tha ‘po, mirë’. Unë i thashë ‘ok djema, do të flas pak me Camilla-n dhe do të vij.’ Ata u ngjitën dhe ndoshta pyesnin veten se çfarë do të bëja.”
“I thashë Camila ulu. Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh . “Nuk e di se për çfarë po flisni”, tha ajo. Unë e di se çfarë po ndodh mes jush dhe Charles dhe dua që ju ta dini këtë. Ajo tha ‘ Ti ke gjithçka. Ti ke të gjithë burrat në botë të dashuruar me ty. Ti keni dy fëmijë të bukur. Çfarë tjetër dëshironi? Dhe unë iu përgjigja “burrin tim” . Ajo i kishte ulur sytë gjatë bisedës. Unë i thashë “Jam gruaja në mes, duhet të jetë një makth për ju të dy. Por unë e di se çfarë po ndodh dhe mos më trajto sikur jam budallaqe”.
Sipas astrologes së Dianës, Penny Thorton, martesa e saj me Charles pothuajse nuk ndodhi kurrë. “Një nga gjërat më tronditëse që më tha Diana ishte se një natë para dasmës, Charles i tha asaj se nuk e donte. Unë mendoj se ai nuk donte të vazhdonte me pritshmëri të kota. Ai donte të ishte i drejtë me të dhe kjo ishte shkatërruese për Dianën. Ajo (Diana) nuk donte që dasma të vazhdonte“, tha Thorton në dokumentarin e ITV.
Martesa e tyre zgjati 15 vjet pothuajse të palumtur me Charles që ndihej “i mbyllur në një kafaz” siç i kishte shkruar në një letër dhe ajo ndihej e padashur./abcnews.al