Shqiptarja shpallet lojtarja më e mirë në Zvicër për 2021 dhe 2022, tregon vështirësitë si u bë pjesë e sportit

Pashke Marku është sportistja shqiptare që po korr sukses në ‘handball’ në Zvicër. Ajo ka shënuar 500 gola në superlig dhe është zgjedhur sportistja më e mirë në vitin 2021 dhe 2022,

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Pashke ka treguar se si rastësisht i hyri botës së sportit dhe sot po shkëlqen si më e mira.

Vetëm 23-vjeç, ajo është krenare për të gjitha arritjet e saj gjatë kësaj kohe të shkurtër.

“Ne jemi rritur në Zyrih dhe unë rrija vetëm në shtëpi. Nuk kisha shoqëri fare. Edhe motra ime shkonte në ‘handball’. Edhe mami i tha motrës merre me vete që mos të rrijë në shtëpi. Më pas motra ime e la shumë shpejt dhe unë gjeta shoqëri në ekip dhe nuk desha të ikja më në ekip. Edhe kështu karriera ime shkoi shumë shpejt lart, pas në 11 e nisa ndërsa në moshën 13 vjeç u bëra me ekipin e të rinjve.

Të them të vërtetën, unë gjithmonë kam qenë sportiste dhe në shkollë jam dalluar për sport. Edhe prej 3 motrash, unë dhe motra e madhe kemi qenë më sportiste. Trajneri më thoshte gjithmonë se ke më shumë talent se motra dhe unë i besova trajnerit”, u shpreh Pashke ndër të tjera, duke kujtuar fillimet e saj./abcnews.al