Shkëndija në bisedime me sulmuesin e Tiranës?


Shkëndija e Tetovës siç duket e ka marrë shumë seriozisht afatin kalimtar të dimrit.
Open-TV mëson ekskluzivisht se klubi tetovar ka qenë në bisedime me Vesel Limaj, qendërsulmuesin e Tiranës.
Sipas burimeve të portalit pritet që këto ditë bisedimet mes palëve të intensifikohen dhe mundësishtë të arrihet një gjuhë e përbashkët.

Kalimin eventual të Limajt te Shkëndija e lë të hapur edhe postimi i tij i fundit në rrjetin social Facebook, ku 26 vjeçari ka konfirmuar largimin nga Tirana (fitoi titullin kampion), duke i falënderuar të gjithë në klub për bashkëpunimin.

“Të shpallesh kampion me Tironën është një ëndërr për shumë lojtarë dhe jam shumë i lumtur që pata nderin të vesh fanellën e klubit më të madh në Shqipëri e të festoja titullin kampion me të. Jam munduar që gjatë këtyre 18 muajve të jap më të mirën time për të përfaqësuar me dinjitet fanellën e Tironës. Dua të falënderoj drejtuesit, stafin teknik dhe gjithë lojtarët për bashkëpunimin, e mbi të gjitha tifozët fantastik që më kanë përkrahur çdo ditë që isha pjesë e Tironës. Largohem si kampion nga një skuadër kampione dhe i dua çdo të mirë familjes. Shumë suksese dhe Forca Tirona”, ka shkruar 26 vjecari.

Deri tani kryesia e Shkëndijës ka angazhuar:Maksimovin, Qakën, Rexhepin, Milevin, Mujezinoviçin, Çinarin dhe së fundmi Totren. Kuqezinjtë ka disa ditë që po përgatiten për sezonin pranveror në Antalia të Turqisë./Open-TV