Milot Rashica ka shënuar golin e tij të parë në Superligën e Turqisë në fitoren e thellë të Galatasarayt.
Galatasaray triumfoi 4:0 ndaj Giresunsporit
Rashica realizoi golin e tretë të klubit sonte, pasi e vodhi topin në sulm dhe e përfundoi me sukses.
“I lumtur për tre pikët dhe golin e parë për Galatasarayn në Superligë”, ishte reagimi i yllit kosovar pas ndeshjes.