Shakira ka vënë një ‘shtrigë’ në ballkon dhe ka lëshuar këngën e re me zë të lartë, ndërsa përballë ndodhet shtëpia e ish-vjehrrës së saj

Shakira ka vendosur në ballkonin e shtëpisë së saj një kukull, figurë shtrige, ku përballë ndodhet shtëpia e ish-vjehrrës së saj.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, publikoi një këngë në fillim të kësaj jave, që ka në shënjestër ish-bashkëshortin e saj, Gerard Piquen.

Banorët në zonë kanë raportuar se e kanë parë Shakiran duke ‘lëshuar këngën me volum të plotë’, në të cilën përfshihet Pique, e dashura e tij e re dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Shakira, e bën të qartë se po i referohet 23-vjeçares që ish-partneri i saj përflitet se kishte filluar të takohej me të vitin e kaluar para se të ndaheshin.

“Ju keni ndërruar një Ferrari me një Twingo. Ke ndërruar një Rolex me një Casio” – janë vetë disa pjesë të tekstit me anë të të cilit ka thumbuar çiftin e ri.

Ndërsa kënga e re e artistes së famshme përmban fjalë të nxehta që sulmojnë Gerardin dhe dashurinë e tij të re, Clara Chia Marti, ajo përfshin gjithashtu disa fjalë edhe për ish-vjehrrën e saj.

Është raportuar se marrëdhënia midis Shakiras dhe Montserrat Bernabeu (nënës së Gerardit) është acaruar pasi ajo mirëpriti romancën e re të djalit të saj.