Rusia nuk ndalet, një i vdekur dhe dy të plagosur nga sulmet me raketa në Kiev

Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm, pas një sulmi me raketa ruse. Raketat goditën ndërtesat në pjesën jugore të Kievit, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas Vitaly Klitschko.

“Kemi informacione për një të vdekur dhe dy të plagosur” në lagjen Golosiivski në pjesën jugore të kryeqytetit.

Rusia nisi një tjetër sulm ajror në Ukrainë në orët e para të mëngjesit dhe zyrtarët ukrainas këshilluan ukrainasit që të nxitonin drejt strehimoreve. Sulmet me raketa ruse vazhdojnë ndërsa Ukraina është shënjestruar nga ” më shumë se 30 raketa ruse “, vuri në dukje një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës.

Zyrtarët e Kievit theksuar se mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi më shumë se 15 raketa të lëshuara në kryeqytetin ukrainas.