Punonte si korrier droge, arrestohet shqiptari në Britani

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap me disa pako kanabis në automjetin e tij pas një kontrolli rutinë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, bëhet me dije se i riu shqiptar, Eljo Agalliu, u kap në mjetin e tij Volkswagen Passat, ndërsa në momentin e kontrollit i dha një emër të rremë oficerëve.

Mësohet se Agalliu po punonte si korrier droge për të shlyer një borxh prej 10,000 £ ndaj një bande që e kishte kontrabanduar në Britaninë e Madhe, tha prokurorja Emma Atkinson.
Agalliu nuk kishte precedcentë të mëparshëm penalë dhe u burgos për tetë muaj.