Vajza nga Kenia, Joy Aoko është larguar ditën e sotme nga Shqipëria. Bëhet me dije se sot 22 vjeçarja la spitalin e Traumës për t’u larguar drejt Kenias, ku do të vijojë mjekimin në spitalin Kenyatta.
Avioni që mbante vajzën nga Kenia dhe nënën e saj si dhe ekipin e saj mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.
Që prej 14 gushtit të vitit 2022, 22 vjeçarja ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.
Që prej asaj dite ajo është në gjendje kritike dhe është nevojitur kujdes i specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.