Operohen dy të plagosurit në Shtërpcë, janë jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Shtërpcë, ku njëri nga të plagosurit është 11-vjeçar, ndërsa tjetri 21.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i moshës 33-vjeçare dhe se të njëjtit i është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

Dy të plagosurit tashmë janë operuar dhe mjeku i cili e ka kryer intervenimin ka bërë të ditur se të dy janë jashtë rrezikut për jetë, raporton Klan Kosova.
Gjithashtu, bëhet e ditur se njëri prej është plagosur në në krah, ndërsa tjetri në dorë.