Nuk e “ha” dot Kosovën, Vuçiç do japë dorëheqjen? I drejtohet kombit sot në darkë!

Çështja e Kosovës po kthehet ne një nyje gordiane e cila mund t’i kushtojë edhe postin presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Media serbe e ato kosovare raportojnë pakënaqësi në rritje e probleme të brendshme për kreun e shtetit serb, i cili informon sot kabinetin qeveritar lidhur me bisedimet e zhvilluara me të dërguarit e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Këtë moment, Vuçiç vetë e ka përshkruar si një ndër më të vështirët për Serbinë, pasi siç tha, ka të bëjë më atë qe e pret vendin në të ardhmen. Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS të Vuçiqit, Darko Glishic thuhet të ketë raportuar se presidenti serb, njëherazi lider i partisë në fjalë, po mendon edhe dorëheqjen.