Nga burgjet te milona klikime, kush është Baby Gang? Rreperi italo-maroken që po “çmend” policinë italiane
Që nga viti 2012 e deri më tani, praktikisht që kur isha 11 vjeç, e kam kaluar çdo verë në burg”, thotë në një intervistë Baby Gang, i lindur Lecco të Italisë, një provincë e Milanos.
Baby Gang ka një famë të madhe në Itali. Përmes muzikes, rreperi numëron miliona klikime në YouTube si dhe mbi 1 milion follow në Instagram duke nxitur dhunën tek të rinjtë përmes muzikës. Ai është mik dhe i një rreperi tjetër të njohur italian, i njohur me emrin Ghali. Në një pjesë të këngës, ai përmend Shqipërinë: Mafja italiane nga Milano në Napoli, deri në Tiranë, kokaina në Audi, “Made in Albania” Fuck Policia”, thot rreperi në tekstin e tij.
Po kush është Baby Gang?
Ai vjen nga një familje marokene, u rrit në një situatë varfërie dhe degradimi. Në vitin 2012, ai u arrestua në Torino për vjedhjen e rrobave në një dyqan. Por vargu i krimeve është i gjatë. Në moshën 12 vjecare u hetua për vjedhjen e një celulari. Pastaj fillon të shesë drogë. Kjo gjurmë kriminale arrin kulmin me arrestimin e tij në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Ai përfundon në burg për rrahjen e një polici. Ai kalon dy muaj në shkollën për të mitur në Bolonja dhe më pas transferohet në Beccaria në Milano. Këtu ai i hyn muzikës që në një kohë shumë të shkurtër e lejon të njihet nga një audiencë më e gjerë.
Problemet me ligjin
Dhe ndërsa fama e saj rritet, si followrsat në Instagram, aq edhe problemet e saj me ligjin. Tregtim droge, grindje, përbuzje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, lëndim personal, nxitje për krim, shpifje. Një dosje kriminale, e cila me kalimin e viteve bëhet gjithnjë e më e pisët. Në prill 2021 ai e gjen veten të përfshirë në një luftë guerile me policinë për një video të xhiruar në rrugë në San Siro së bashku me reperin Neima Ezza. Askush nuk ka leje për xhirime dhe mbledhjet gjatë asaj periudhe janë të ndaluara për shkak të COVID-19, por shkelja e rregullave dhe sfidimi i sistemit sigurisht që nuk është problem për të. Qindra fëmijë mblidhen në rrugë dhe në këtë moment përleshjet janë të pashmangshme. Në janar Të po atij viti ai përfundon sërish në pranga, këtë herë në San Vittore me akuzën se kishte ndaluar dhe frikësuar disa djem në Colonne di San Lorenzo për t’i dorëzuar para, bizhuteri dhe telefona celularë. Ai del pas më pak se një muaji dhe të nesërmen hedh fishekzjarrë para burgut. Menjëherë pasi ai doli një këngë e re: Paranoia. Videoklipi përmban imazhe të shkrepura me një celular të futur kontrabandë në burg. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse Baby Gang u hetua.
Media sociale është mjeti me të cilin përhapet dhuna. Fyerjet ndaj policisë janë rend i ditës. Sidomos ata kundër agjentëve: “Gazetarë copa muti, policë famëkeq, shoqatë mafioze. Madje edhe gazetarët përfundojnë shpesh në sulmet e tij.
Gjatë hetimeve për sherrin dhe të shtënat e ndodhura në Corso Como të Milanos, natën mes 2 dhe 3 korrikut të kaluar, u sekuestrua një pistoletë Beretta 7.65, e cila ishte fshehur në shtëpinë në Sesto San Giovanni. Arma është e regjistruar në një kompani që i atribuohet nënës së artistit dhe përdoret nga banda e tij si bazë. Në shtëpinë, e cila prej disa kohësh është nën vëzhgim nga karabinierët, hetuesit gjetën armë të varur në mure, të përdorura në videoklipe. Beretta e sekuestruar, pronar i së cilës Baby Gang.
Arrestimi dhe mbajtja në burg
Baby Gang tani ndodhet në burg prej muajit tetor. Ai ka rënë në pranga për një sërë grabitjesh, dhe rrezikon katër vite burg. Ja çfarë kërkoi prokurori Leonardo Lesti për reperin e quajtur Zaccaria Mouhib, me emrin artistik Baby Gang.
I riu akuzohet në gjyq me procedurë të shkurtuar për një sërë grabitjesh së bashku me Neima Ezza, Ez Zaaraoui, Samy Dhahri, 19 vjeç i njohur si Samy Free dhe një shqiptar 31 vjeç.
Akuzat e kundërshtuara ndaj reperëve
Prokurori i akuzon ata me katër episode: tre raste që ndodhën në një zonë qendrore të jetës së natës milaneze, midis kolonave të San Lorenzo dhe Piazza Vetra në maj 2021, dhe i fundit në Vignate, në zonën milaneze, në korrik të të njëjtit vit.