Nënë e bir vodhën 120 mijë euro me çelësin e pastrimit, kthyen përmbys shtëpinë për të humbur gjurmët
Një apartament në pallatin pas krahëve të mi në rrugën e ‘Kosovarëve’ ra pre e vjedhjes nga 23-vjeçari, Havier Dobi dhe nëna e tij Rozeta Dobi. Plani i tyre ishte për t’u dukur si grabitje.
Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur Rozeta Dobi për të pastruar e shtëpinë. Ajo ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe pasi ka vjedhur bashkë me djalin e saj kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët. Vjedhja ka ndodhur më datën 15 dhjetor.
49-vjeçarja kishte bërë një kopje të çelësit të shtëpisë dhe kishin hyrë lehtësisht në shtëpi. Pas arrestimit të tyre, policia u gjeti 58,150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura.