Gjykimi mund të zgjasë më shumë sesa është planifikuar
Ish eprorët e UÇK-së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur në seancën gjyqësore rreth përgatitjet për gjykimin që pritet të nis në muajin mars.
Gjykatësi Charles L. Smith III ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të shqyrtojë mundësinë të ulet numri i dëshmitarëve apo kohës së marrë për deklarata.
Smith tha se gjykimi mund të tejkalojë periudhën prej pesë vitesh sa është pa raparë të zgjasë procesi gjyqësor në këtë rast.
Sipas tij gjykimi mund të zgjasë më shumë se që është planifikuar pasi që pritet të dëgjohen deri 600 orë dëshmi në vit.
“Ne kemi autoritetin sipas rregullës 118 për të marrë masa për të ulur numrin e dëshmitarëve të akuzës për krime dhe për t’i kërkuar ZPS-së që të zvogëlojë periudhën e pyetjeve paraprake që u bëhen dëshmitarërve. Do të bëjmë këtë gjë vetëm nese vlerësojmë se ZPS-ja nuk po e shfrytëzon si duhet kohën që ka në dispozicion”, deklaroi gjykatësi Charles L. Smith.
Duke iu përgjigjur shqetësimit të trupit gjykues, ZPS-ja konfirmoi se janë rreth 330 dëshmitarë, por jo të gjithë parashihet që të shkojnë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.
Pala mbrojtëse e të akuzuarve tha se prokuroi duhet të shkurtojë kohën e dëgjimit të dëshmitarëve, nga 770 orë sa ka paraparë ajo.
Avokati i mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka shprehur shqetësimin e tij se disa nga dëshmitarët mund të manipulohen nga shërbimi sekret i Serbisë.
“Shumë dëshmitarë që prokuroria synon t’i thërras në këtë çështje janë të përshirë në mënyrë të tërthortë me shërbimet e inteligjencës së Serbisë”, tha avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Ndaj ish krerëve të UÇK-së rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha