Monza i nxjerr barazim Interit në sekondat e fundit të ndeshjes

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Monzas.

Zikaltrit barazuan 2:2 në udhëtim ndaj Monzas, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Darmian kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes, kurse vetëm një minutë më pas, Ciurria barazoi shifrat.

Lautaro Martinez e riktheu epërsinë e Interit në minutën e 22-të.
Krejt në fund të ndeshjes, Caldirola realizoi për Monzan, për t’ia dhuruar një pikë të artë.

Me këtë barazim, tani Interi shkon në 34 pikë në vendin e katërt, katër më shumë se Lazio e Roma që gjendën në pozitat pesë, respektivisht gjashtë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Monza ngjitet në pozitën e 14-të me 18 pikë të grumbulluara.