Milani ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Serie A.
Pas dy barazimeve, kampioni në fuqi italian u mposht sonte nga Lazio, në kuadër të javës së 19-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultatin 4:0.
Lacialët shënuan nga dy gola në secilën pjesë, duke ia shkaktuar kështu një humbje të thellë “Rossonerëve”.
Sergej Milinkovic-Savic (4’), Mattia Zaccagni (38’), Luis Alberto (67’ – nga penalltia) dhe Felipe Anderson (75’) shënuan në fitoren e vendasve.
Lazio pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani renditet në pozitën e tretë, me pikë të njëjta me Interin, që bie në pozitën e katërt.
Milani mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë, 12 më pak se lideri i tabelës, Napoli.