Paris Saint-Germain ka fituar kundër Angers duke përforcuar kështu edhe më shumë pozitën e parë në Ligue 1. Ekitike (5’) dhe Messi (72’) shënuan golat për PSG të cilët me këtë fitore përforcojnë vendin e parë në tabelë
Lionel Messi ka shënuar golin e tij të parë për vitin 2023 pas rikthimit të tij në PSG, për t’i ndihmuar kështu skuadrës së tij për ta përforcuar kreun e tabelës.
Me këtë fitore PSG ka 47 pikë pas 18 xhirove në Ligue 1, derisa Angers është në vendin e fundit me vetëm 8 pikë.