Messi dhe veshja e çuditshme për natën e ndërrimit të viteve; rrjetet sociale po çmenden

Kombinimi, për të thënë të vërtetën, ishte mjaft i bollshëm, por ndjekësit e yllit të Amerikës së Jugut e vlerësuan zgjedhjen.

Futbollisti argjentinas ka shpërndarë një postim në Instagram me partneren e tij Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e tyre, ku është përjetësuar në shtëpinë e tyre në Funes, në komunën Santa Fe.

Kampioni i botës vesh një këmishë jeshile sateni dhe një palë pantallona të shkurtra ‘Bermuda’, të së njëjtës ngjyrë, me tehe portokalli.

Postimi nuk vonoi shumë për t’u bërë ‘viral’ dhe tashmë ka tejkaluar 100 mijë komente, të orientuara kryesisht drejt veshjes ekstravagante të futbollistit.