Ndeshja e Liverpool kundër Chelsea të shtunën do të jetë e 1000-ta për Jurgen Klopp, 1000 për të cilën gjermani ka pranuar se ndihet i “bekuar”
Roli i parë si trajner i Klopp ishte në Mainz, ku ai kaloi shtatë sezone e gjysmë para se të bëhet trajner i Dortmund më 2008. Gjermani qëndroi atje për shtatë vite për të kaluar në Merseyside më 2015, ku ai do të fitonte të gjitha trofetë në futbollin anglez dhe Ligën e Kampionëve. Sonte, ai do të arrin ndeshjen e tij të njëmijtë, një arritje për të cilën Klopp pranon që është i befasuar.
Është një gjë masive, ndihem i bekuar me të vërtetë”, tha trajneri i Liverpool për gazetarët. “Natyrisht tre klube fantastike të cilat më dhanë mundësi që ta bëjë punën. Është një numër i çmendur, sinqerisht, 1000. Por, tani mjekra është thinjur, kjo nuk ishte kështu kur erdha këtu. Nuk jam i sigurt nëse kjo është për shkak të moshës apo për shkak të Liverpoolit. E bëra punën dhe me pëlqen puna me klubin dhe jam i bekuar për këtë”, tha ai.
“Absolutisht, ende e shijojë. Kjo është për mua puna më e mirë në botë. Nuk është relaksuese, nuk është një punë ku keni shumë pushime por më pëlqen dhe ndihem i bekuar për shkak se mund ta bëjë punën që e bëjë më së miri. Jam absolutisht mirë me emocionet, presionin, momentet e jashtëzakonshme apo jo të mira. Është pjesë e jetës”.
Ndeshja e së shtunës do të jetë më shumë se vetëm ndeshja e 1000-të për Klopp, pasi që Liverpoolit i duhen shumë pikët që të ringjallet në këtë sezon në Premier Ligë. Duke qenë të nëntit në tabelë, para Chelsea që kanë vetëm një gol diferencë – e të cilët kanë blerë Mykhailo Mudryk dhe Noni Madueke – skuadra e Klopp do të duhet që të fitojë dhe ta parandalojë humbjen e tretë me radhë në Premier Ligë.
Gjermani do ta udhëheq Liverpoolin në këtë ndeshje të 1000-të, pastaj do të udhëtojë për të luajtur kundër Brighton në rrethin e katër të FA Cup më 29 janar, një kundërshtarë që mposhti Reds para më pak se një javë.