“Mbretëresha” e tenisit diagnostikohet me kancer gjiri dhe në fyt

Tenistja e njohur amerikane Martina Navratilova është diagnostikuar me kancer në fyt dhe gjoks.

Mediat e huaja shkruajnë se 66 vjeçarja është shprehur se pavarësisht sëmundjes së dyfishtë do të luftojë deri në fund për t’u shëuar. Navratilova, e lindur në Çekosllovaki numëron 59 fitore në karrierën e saj.

Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2010, e pak kohë më vonë sëmundja e rëndë i preku fytin. “Kjo sëmundje e dyfishtë është serioze, por shpresoj për një rezultat të mirë. Unë do të luftoj me gjithçka që kam”-u shpreh tenistja.