Mbeti 18 orë i bllokuar në kanionin e Holtës, 43-vjeçari: Ishte një tmerr

Andrea Dervishi, është 43-vjeçari i cili u shpëtua sot nga policia pasi mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit.

Ai tha se kishte shkuar për eksplorimin e natyrës, jo për të gjetur florinj teksa shtoi më tej se duhet menduar dy herë nëse shkohet në të tilla terrene.

“Më pëlqesh natyra, doja të eksploroja, është vend i bukur e kam parë edhe në TV e shkuam, por ngelëm aty dhe na ndihmoi policia. Zbritëm poshtë, por nuk kishim mundësi që të ngjiteshim sërish lart. Ishte 100 m thellësi pastaj u bllokova, pastaj njoftova policinë. Kam qëndruar me zjarr sepse ishte ftohtë. Erdhi grupi gatshëm dhe zbritëm poshtë. Nuk ka lidhje për kërkim monedhash, njerëzit flasin shumë. Thjesht më pëlqen natyra, tani që e di ishte e frikshme. Por kur e shihje nga tv ngjante diçka e bukur. Falënderoj policinë e Gramshit më kanë ndihmuar jashtë mase. Me zjarr u ngroha, nuk kisha frikë. Duhet ta mendojnë dy herë para së të futen. Kisha vetëm ftohtë nuk kisha probleme. Nuk ma merr mendja se do të shkoj sërish”, u shpreh ai.