Pa dyshim, marrëdhënia e Princit Harry me familjen mbretërore britanike është testuar ashpër vitet e fundit. Pas intervistës së shumë përfolur të Harry dhe Meghan me Oprah Winfrey në 2021, publikimit të dokumentarit të Netflix “Harry & Meghan” dhe autobiografisë së re të Dukës së Sussex “Spare”, marrëdhënia e tij me pallatin është tronditur.
Në libër pritet të mësojmë më shumë detaje për marrëdhënien e Meghan me regjimin e Pallatit dhe tensionet mes tij dhe bashkëshortes me vëllain e tij William dhe Kate. Fansat mbretërorë janë të etur të mësojnë më shumë rreth marrëdhënies së Mbretit Charles me gruan e tij Camilla dhe sesi ai u përball me humbjen e Princeshës Diana në 1997.
Me interes të veçantë është marrëdhënia e Harrit me njerkën e tij, Camilla, e cila ndër vite është cilësuar si e ndërlikuar.
Hera e parë që Princi Harry dhe vëllai i tij William pozuan pranë njerkës së tyre Camilla ishte në vitin 2005, në ditën e martesës me babain e tyre, Charles. Dy vëllezërit ishin të pranishëm në dasmën e Charles dhe Camilla në prill 2005, e cila u mbajt privatisht në Windsor. Ata u fotografuan duke buzëqeshur përkrah dy fëmijëve të Camilla-s me ish-bashkëshortin Tom dhe Laura.
Harry kishte deklaruar disa muaj më vonë se ai dhe vëllai i tij kishin ndjenja dashurie për Camilla-n.
“Ajo është një grua e mrekullueshme dhe e ka bërë babanë tonë shumë, shumë të lumtur, që është gjëja më e rëndësishme. Jemi shumë mirënjohës dhe të lumtur që e kemi me ne ”, tha Princi Harry për të. Dhe më pas ai bëri shaka: “Të jem i sinqertë, ajo ka qenë gjithmonë shumë e afërt me mua dhe William. Por jo, ajo nuk është njerka e keqe. Do ta sqaroj tani!” .
Ndër vite, Princi Harry dhe Camilla janë fotografuar shumë herë së bashku në raste të ndryshme, në Trooping Colour, në garat mbretërore të kuajve dhe në festa të rëndësishme familjare.
Disa ditë pas dasmës së Harry-t dhe Meghan-it, ata u ftuan nga Princi Charles dhe Camilla për të festuar ditëlindjen e 70-të të Charles. Dy çiftet po bisedonin dhe mes tyre dukeshin të kënaqur. Kjo ishte paraqitja e parë e Meghan si anëtare e familjes mbretërore./abcnews.al